16:47 / 26.11.2021
City synon ta ‘blindoj’ Sterlingun
Manchester City është optimist se Raheem Sterling do ta vazhdojë karrierën në “Etihad Stadium”.
Sulmuesi anglez e ka rikthyer formën së fundmi dhe po luan mirë dhe po shënon gola.
Për këtë, “Citizens” besojnë se përfaqësuesit anglez i është rikthyer lumturia dhe se do të mbetet në ekipin aktual.
Sterling ka shënuar në fitoret e fundit ndaj Club Brugge, Everton e Paris Saint-Germain.
Për të spekulohej së fundmi se mund t’i bashkohet Barcelonës. Atij i kanë mbetur edhe 18 muaj kontratë, transmeton GE.
Por, mediumi britanik “The Sun” raporton se Sterling mund ta ndërrojë mendjen dhe të mbetet tek kampioni aktual anglez.























