Bujar Osmani: Javën që vjen mbërrijnë trupat e viktimave të tragjedisë
Sharr Travel

Bujar Osmani: Javën që vjen mbërrijnë trupat e viktimave të tragjedisë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka treguar se trupat e viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari do të mund të mbërrijnë në Shkup javën e ardhshme.

Osmani në konferencën për medie tregoi se disa nga të lënduarit do të transferohen nesër nga Sofja për në Shkup.

Osmani: Nesër do të transferohen dy nga të lënduarit

“Pas takimit që kisha me Sofje me prokurorin bullgar por edhe ekspertët e Maqedonisë së Veriut që ishin inkuadruar drejtpërdrejt në procesin e identifikimin dje në qeveri prezantova informacion dhe plan veprimi për transferimin të lënduarve por edhe transferimin e viktimave të aksidentit tragjik. Sipas informacioneve që kemi nga spitali në Sofje planifikohet që nesër më 27 nëntor të lëshohen në shërim shtëpiak dy të lënduarit e parë, kurse pastaj më 28 dy të tjerë më 30 dy tjerë dhe një person me një dhjetor. Transferimi i tyre do të organizohet nga Ministria e shëndetësisë dhe ata fillimisht do të transferohen nëpër spitale institucionet shëndetësore të vendit këtu në Shkup dhe pastaj kur të bëhet vlerësimi mjekësor të vazhdohet trajtimi i tyre në kushte të shtëpisë”, tregoi Osmani.

Osmani derisa ka treguar se javën e ardhshme pritet të përfundojë identifikimi i viktimave, tregoi edhe se do të jenë në komunikim edhe me familjarët

Osmani: Nga mesi i javës pritet të përfundojë identifikimi i viktimave

“Sa i përket transferit të kufomave qeveria dje krijoj grup në nivel ministrave ku udhëheqës do të hem unë kurse do të jenë pjesëmarrës ministrja e punës dhe politikës sociale, ai transportit dhe shëndetësisë. Jemi në koordinim të vazhdueshme me organet e hetimit dhe identifikimit në Sofje presim që nga mesi i javës së ardhshme të përfundojë procesi i identifikimit dhe ministria e jashtëm organizon transportin e veçantë dhe në mënyrë të dinjitetshme nga Sofja për në Shkup. Në ditët në vijim do të kem komunikim me familjarët e viktimave”, potencoi Osmani.

Në aksidentin tragjik që ndodhi të martën e 23 nëntorit në autostradën e Strumës në Bullgari u aksidentua autobusi me 52 pasagjerë, nga ku 45 humbën jetën ndërsa shtatë të tjerë u lënduan. Qytetarët ishin kryesisht nga Maqedonia e Veriut.