Komuna e Skenderajt nis shëmimin e festës së 28 Nëntorit
Sharr Travel

Komuna e Skenderajt nis shëmimin e festës së 28 Nëntorit

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se shënimin e festës së madhe të 28 Nëntorit, bashkë me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, deputetin, Bekim Haxhiu, komandantin e Stacionit Policor në Skenderaj, Muhamet Kajtazi, drejtorë, asambleistë, staf komunal e qytetarë, e kanë filluar me nderime te shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari në sheshin e qytetit të Skenderajt.

“Urime 28 Nëntori. Festa e Flamurit, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, Ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Dalja Publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë”, ka shkruar ai në Facebook.


MË SHUME NGA Komunat