18:11 / 28.11.2021
28 Nëntori, sheshi “Omonia” në Athinë “vishet” kuqezi
Me rastin e Ditës së Flamurit dhe festës kombëtare shqiptare, bashkia e Athinës ka vendosur që sheshi me simbolikë të madhe për mijëra emigrantë shqiptarë “Omonia” të ndriçohet kuq e zi.
Ka qenë një vendim i kryetarit të bashkisë Kostas Bakojanis në respekt të komunitetit më të madh të emigrantëve që jetojnë në Greqi.
Kjo është hera e parë që bashkia e kryeqytetit helen vlerëson një komunitet emigrantësh që jetojnë në vend./tch























