Lansimi i Platformës Online për Ndihmë Juridike Falas
Sharr Travel

Lansimi i Platformës Online për Ndihmë Juridike Falas

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të UN Women Kosovo dhe me financim të Bashkimit Evropian, të hënën nga ora 13:00, në Hotel Nartel në Prishtinë, do të lansojë Platformën Online për Ndihmë Juridike Falas.

Platforma Online është dizajnuar me qëllim të lehtësimit të qasjes në drejtësi veçanarisht për gratë viktima të dhunës në familje apo të dhunës në baza gjinore. Kjo platformë digjitale, përmes mekanizmave të ndryshëm online, mundëson qasje të lehtë të qytetarëve nga grupet e margjinalizuara në shërbimet e ndihmës juridike falas të Qendrës për Ndihmë Juridike të IKD.

 

Lansimi i platformës online do të shënohet me fjalë rasti nga: Z. Ehat Miftaraj, Drejtor Ekzekutiv/ Instituti i Kosovës për Drejtësi; Ambasador Tomáš Szunyog, Shefi i Zyrës së BE në Kosovë; Znj. Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë; Znj. Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillim/ OKB; Znj. Zana Hamiti-Asllani, Drejtoreshë/ Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve.

 

Lansimi i platformës online realizohet në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.

 


MË SHUME NGA Komunat