Ambasadori kroat: ‘Bota serbe’ po legjitimohet me ‘Ballkanin e Hapur’
Rajoni dhe Bota

Ambasadori kroat: ‘Bota serbe’ po legjitimohet me ‘Ballkanin e Hapur’

Ambasadori i Kroacisë në Shqipëri, Zlatko Kramariq, ka folur mbi iniciativën e “Ballkanit të Hapur”, ku tha se është shumë e rëndësishme që pasojat politike, të njihen sa më shpejtë të jetë e mundur përderisa të mos jetë tepër vonë, duke thënë se “bota serbe” po legjitimohet me këtë nismë.

“Bota serbe, e cila ngadalë por me siguri po legjitimohet përmes nisëm për Ballkanin Hapur, por edhe me mbështetjen ndërkombëtare”, është shprehur ai, shkruan Albanian Daily News, transmeton KK.

Tutje, Kramariq ka folur mbi shqetësimet e tij për situatën aktuale politike në Ballkan, të cilën e cilësoi si jo të mirë, pasi sipas tij, rajoni i Ballkanit vazhdon të jetë një “fuçi baruti”.

Në anën tjetër, sipas tij, ai tha se bashkësia ndërkombëtare po vonohet me reagimet e saj, dhe në raste kur reagon, ai reagim është joadekuat.Kurse, Kramariq tha se politikanët ballkanikë, u pëlqejnë t’i përsërisin gabimet e bëra gjatë historisë.

Ambasadori ishte i shqetësuar se situata aktuale politike në Ballkan nuk është e mirë dhe rajoni është ende një fuçi baruti. Në anën tjetër, sipas tij, bashkësia ndërkombëtare, si rregull, vonohet me reagimet e saj dhe edhe kur reagon, ai reagim është joadekuat.

“Politikanët ballkanikë u pëlqejnë të përsërisin të gjitha gabimet që kanë bërë shumë herë gjatë historisë. Dhe ata janë shumë këmbëngulës në këto”, është shprehur Kramariq.