Zidane te PSG, Pochettino tek United? Kjo është përgjigja e Al Khelaifi
Sharr Travel

Zidane te PSG, Pochettino tek United? Kjo është përgjigja e Al Khelaifi

Nasser Al Khelaifi, presidenti i PSG, ka folur së fundmi për zërat e shumtë që çonin Zinedine Zidane te francezët dhe Mauricio Pochettino te Manchester United.

Kreu i klubit francez ka qenë i qartë me deklaratën e dhënë: “Mauricio Pochettino është këtu në Paris dhe ne jemi shumë lumtur me të. Nuk më pëlqejnë thashethemet, nuk janë të vërteta. Asnjë kontakt nuk kemi pasur me Zidane. Ai është një trajner shumë i mirë”.