Shpërthimi në Fushë Kosovë, policia jep detajet
Sharr Travel

Shpërthimi në Fushë Kosovë, policia jep detajet

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për shpërthimin e së hënës në Fushë Kosovë.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se “dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një granat dore”.

“Rr. Shefki Kuleta, Fushë Kosovë, 29.11.2021 – 05:50. Raportohet se ka ndodhur një shpërthim në një lokal dhe si pasoj, janë dëmtuar dy vetura, xhamat e një lokali tjetër dhe xhamat e një banese. Të gjitha njësitë relevante kanë dal në terren dhe sipas tyre, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një granat dore”, thuhet në raport.

Nuk raportohet për persona të lënduar. /Telegrafi/


MË SHUME NGA Komunat