Sami Lushtaku i uron suksese Nurës në krye të komunës së Skenderajt
Sharr Travel

Sami Lushtaku i uron suksese Nurës në krye të komunës së Skenderajt

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka uruar Fadil Nurën për marrjen e detyrës së kryetarit të Skenderajt.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Fadil Nura do të punojë me nder e përkushtim të madh në shërbim të qytetarëve dhe në të mirë të komunës së Skenderajt.

“Kryetarit të komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i dëshiroj punë të mbarë e suksese në krye të komunës së Skenderajt. Jam i bindur që Fadili do të punojë me nder e përkushtim të madh në shërbim të qytetarëve e në të mirë të komunës së Skenderajt!”, ka shkruar Lushtaku.


MË SHUME NGA Komunat