Alban Hyseni e merr detyrën e kryetarit gjatë javës tjetër
Sharr Travel

Alban Hyseni e merr detyrën e kryetarit gjatë javës tjetër

Kryetari i ri i Komunës së Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, do të marrë zyrtarisht këtë detyrë gjatë javës tjetër.

Përmes një njoftimit për media, Hyseni ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme do të mbahet mbledhja e parë inauguruese e Kuvendit të Komunës së Gjilanit.

“Në këtë mbledhje do të marr zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Komunës, ku do të betohem së bashku me anëtarët e Kuvendit Komunal, për angazhimin e punën që na pret në 4 vitet e ardhshme”, thuhet në postimin e Hysenit në Facebook, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se Komunën e Gjilanit gjatë 4-vjetëve të fundit e ka udhëhequr Lutfi Haziri nga radhët e LDK-së, i cili humbi zgjedhjet në balotazh me Alban Hysenin.


MË SHUME NGA Komunat