Kosova përballet me Shqipërinë, ja formacionet zyrtare
Sharr Travel

Kosova përballet me Shqipërinë, ja formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 16:00 do të fillojë ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri” mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në kategorinë e femrave, e vlefshme kjo për xhiron e gjashtë të fazës së grupeve në kualifikimet drejt Kampionatit Botëror 2023.

Në kuadër të këtyre kualifikimeve, Kosova dhe Shqipëria gjenden në Grupin F së bashku me kombëtaret e tjera si ajo e Polonisë, Norvegjisë, Belgjikës dhe Armenisë.

Momentalisht, pas pesë ndeshjeve të zhvilluara Kosova dhe Shqipëria gjenden në kuotën e njëjtë të pikëve, gjithsej katër sosh, ku “Dardanet” gjenden në pozitën e katërt, ndërsa vashat e Shqipërisë renditen një pozitë më poshtë, respektivisht në vendin e pestë.

Tanimë, formacionet zyrtare të dy kombëtareve janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë:

Kosova (4-4-2): Kolgeci; Misini, Syla, Hisenaj, Ramaj; Kryeziu, Halilaj, Shala, Memeti; Biqkaj, Besiana

Shqipëria (4-2-3-1): Rexhepi; Gjini, Curraj, Maliqi, Gjergji; Hila, Franja; Hamidi, Krasniqi, Maksuti; Doci

Grupi F

16:00 Kosova (femrat) – Shqipëria (femrat) (Stadiumi Fadil Vokrri)