Klopp për “Topit të Artë”: Nëse nuk e meritonte këtë vit Lewandowski, kur?
Sharr Travel

Klopp për “Topit të Artë”: Nëse nuk e meritonte këtë vit Lewandowski, kur?

Listës së personaliteteve në botën e futbollit që kanë qenë kundër dhënies së Topit të Artë te Messi i është shtuar edhe Jurgen Klopp.

Trajneri gjerman foli në prag të sfidës kundër Everton, ku ndër të tjera u ndal edhe te çmimi prestigjioz për futbollistë.

Ai e nisi fjalën e tij duke thënë se Mohamed Salah, meritonte të ishte më lartë në renditje. Më pas komentoi edhe se këtë trofe këtë vit e meritonte Lewandowski më shuëm se argjentinasi.

“A jepet çmimi nga votat e gazetarëve? Nëse mendoni se Salah duhet të ishte më i lartë në renditje, duhet të bindni bashkëmoshatarët tuaj. Mund t’ia jepni Messit për karrierën që kishte, por nëse nuk ia jepni Lewandowskit këtë vit, atëherë kur? Jini më të drejtë”.