21:14 / 30.11.2021
Fati mund të jetë rikthimi i madh i Barçës kundër Bayern në Champions
Ansu Fati po bën maksimumin e tij për t’u rikuperuar në kohë për ndeshjen më të rëndësishme që Barcelona do të luajë kundër Bayern Munich në Champions League.
Një sfidë kjo për katalanasit që është “jetë a vdekje” sepse nga kjo përballet edhe kalimi i saj më tej në Champions League.
Kjo lojë është një finale për ekipin katalanas dhe sulmuesi nuk dëshiron të mungojë. Megjithëse trajneri Xavi Hernandez i dha skuadrës një pushim dy-ditor, por Ansu Fati vazhdoi të punojë për të përshpejtuar rikuperimin nga dëmtimi i këmbës së majtë.























