12:42 / 01.12.2021
Nura dhe Lushtaku bëjnë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
“Pas marrjes së detyrës së re, bashkë me kryetarin e komunës së Skenderajt Fadil Nura, struktura të degës, deputetë, asamblistë e drejtorë komunalë, bëmë nderime në Kompleksin Memorial në Prekaz. Me Jasharajt filloi organizimi i luftës kurse sakrifica sublime e tyre ishte fillim i lirisë së Kosovës. Heroizmi dhe sakrifica e familjes Jashari do të kujtohet e nderohet përjetë. Lavdi jetës dhe veprës së komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.























