Berisha: Greva po mbahet pa dëshirën tonë,kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët
Sharr Travel

Berisha: Greva po mbahet pa dëshirën tonë,kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), ka njoftuar se nesër sërish do të mbajë grevë, për shkak të mos marrjes së një përgjigje nga ana e Qeverisë për kërkesat e tyre.

Se grevës 8-orëshe do ti bashkohen edhe mantel-bardhët e  Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë me degët e saja e ka konfirmuar vetë Kryetari i sindikatës z. Zenel Berisha -infermier.

Ai tha se i gjithë stafi ndjenë keqardhje për grevën e nesërme, por siç tha ai, kjo është forma e vetme që ti kërkojnë të drejtat e tyre.

“I gjithë stafi ndjejmë keqardhje për grevën e nesërme. Nuk kemi alternativë tjetër ti kërkojmë të drejtat tona që na takojnë. Pushtetarët duhet ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se nuk jemi për tu tallur dhe manovrat e tilla nuk do ti lejojmë”.

Infermieri Berisha, gjithashtu ka apeluar tek të gjithë qytetarët e komunës së Pejës që nesër gjatë 8-orëshit të grevës të kenë mirëkuptim.

“Të gjithë qytetarët e Pejës të cilët nga ora 07:00 e mëngjesit e deri në orën 15:00 do të kërkojnë shërbime mjekësore dhe nuk do të mund ti marrin ato, kërkoj të kenë mirëkuptim për kërkesat tona dhe të rreshtohen pas nesh”, tha mes tjerash Kryetari i sindikatës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë, Zenel Berisha.

Kujtojmë se punëtorët shëndetësorë kanë mbajtur grevë edhe më 25 nëntor me kërkesën që Projektligji për Pagat të shkojë sa më parë në Kuvend dhe i njëjti të fillojë së zbatuari nga viti i ardhshëm. /ZARFI INFO/


MË SHUME NGA Komunat