Umtiti del nga makina dhe “kapet” me tifozët e Barcelonës
BKT
Sport

Umtiti del nga makina dhe “kapet” me tifozët e Barcelonës

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti nuk po kalon kohë të mira.

Ai sot ishte cak i një “sulmi” nga disa tifozë të Barcelonës, të cilët e penguan lojtarin në rrugë, transmeton "albeu".

Disa tifozë kanë qëndruar para makinës së Umtitit duke mos e lënë të kalonte.

Lojtari i binte sirenës, por as ky veprim i tij nuk e ndihmoi të kalonte.

Pas disa minutave ai kaloi, por më pas ndaloi makinën, doli dhe iu drejtua fansave me zë të lartë:”Hajde këtu, e ke paguar makinën? E di çfarë është respekti?”.