Këto lagje në Prizren nesër nuk do të kenë rrymë
Sharr Travel

Këto lagje në Prizren nesër nuk do të kenë rrymë

“Hidroregjioni jugor”, në Prizren ka njoftuar se disa lagje në Prizren do të mbesin pa rrymë për shkak të punimeve nga ana e KEDS-it.

Sipas njoftimit, nga ora 10:00-18:00 pa rrymë do të mbesin këto lagje: Lagjja “Dardania”,  komplet lagjja “Ralin”, të gjitha rrugët në lagjen “Lakuriq”, të gjitha rrugët përreth “Shtepisë së Bardhë”, fshati “Petrovë”, lagjja “Jeni Mahalla” dhe Kazerma e FSK-së.

Njoftimi i plotë:

Nesër disa pjesë të qytetit të Prizrenit pa furnizim me ujë

“HIDROREGJIONI JUGOR“ në PRIZREN njofton konsumatorët se për shkak të punimeve nga ana e KEDS-it në tensionin e lartë, me datë 03.12.2021 prej ores 10:00-18:00 do të ndërpritet furnizimi me rrymë tek Stacioni i pompave tek “40 Bunar”, si rrjedhoj pa ujë do të mbesin:

• Lagjja “Dardania”,

• Komplet lagjja “Ralin”,

• Të gjitha rrugët në lagjen “Lakuriq”,

• Të gjitha rrugët përreth “Shtepisë së Bardhë”,

• Fshati “Petrovë”

• Lagjja “Jeni Mahalla”

• Kazerma F.S.K

Me rastin e funksionalizimit të rrymes, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë në këto zona.

Ju falenderojmë për mirëkuptim!