RMV/Carovska: Sigurojmë kushte që çdo fëmijë të merr arsim cilësor
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut, Mila Carovska, tha se Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria kanë bërë hap të rëndësishëm në avancimin e të drejtave dhe mundësive për arsim cilësor të fëmijëve me pengesa.
Siç tha, në vitin 2021 sistemi arsimor konsiderueshëm ka ngritur nivelin e përfshirjes, ndërsa përpjekjet e institucioneve të sistemit të udhëhequra nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë rezultat konkret.
Personat me pengesa munden dhe e ndryshojnë botën. Ato janë pjesëmarrës të barabartë aktivë në proceset dhe ndryshimet shoqërore. Më 3-in dhjetor, dërgojmë mesazh të fortë se të gjithë ne, personalisht dhe institucionalisht, duhet të luftojmë kundër stereotipeve se pengesa është bariera për individin të vendos synime personale, për t’i arritur në realizimin dhe të jep kontribut në zhvillimin e vendit, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në fjalimin e saj me rastin e Ditës Ndërkombëtare të personave me pengesa.























