342 raste të reja në Maqedoninë e Veriut, humbin jetën 7 pacientë
Sharr Travel

342 raste të reja në Maqedoninë e Veriut, humbin jetën 7 pacientë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.349 testime janë regjistruar 342 raste të reja me koronavirus.

Po ashtu ka pasur edhe 348 shërime dhe 7 pacientë humbën jetën. Prej pacientëve të vdekur tre janë nga Shkupi dhe nga dy në Manastir dhe Ohër.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 216.670 raste, ndërsa 201.017 prej tyre janë shëruar dhe 7.616 kanë humbur jetën.