Reagon Vuçiq: Ose më vrisni ose shkoni në votime!
Sharr Travel

Reagon Vuçiq: Ose më vrisni ose shkoni në votime!

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka komentuar protestat e sotme në Serbi ku mijëra njerëz bllokuan rrugët.

Vuçiq tha se nuk ka presion që do ta detyrojë  ta tërheqë Ligjin për Referendum.

“Ose më vrisni ose shkoni në votime. Rruga nuk do të udhëheqë politikën tonë”, theksoi Vuçiq para mediave. 

“I bëjnë njerëzit t’i nxjerrin fëmijët nga makina, unë nuk kuptoj asgjë, por njerëzit i shohin te gjitha dhe do e vlerësojnë. Gjithmonë do keni një pjesë të ekstremistëve qe kanë nevojat e tyre dhe mendojnë se ky është thelbi. Megjithatë njerëzit duan te punojnë dhe “Dikush po lufton për interesat e tyre”, shtoi Vuçiq.