Vazhdojnë protestat në Beograd, bllokime në 53 lokacione
Sharr Travel

Vazhdojnë protestat në Beograd, bllokime në 53 lokacione

Protestat në Serbi po vazhdojnë edhe sot dhe masa e njerëzve po rritet.

Aktivistët në protestë sot kanë paralajmëruar bllokimin e rrugëve në Beograd, në disa lokacione, përfshirë Urën e Brankos, Gazelën, Urën e Pupinit, rrethrrotullimin e Sllavijës, Autokomandën e të tjera, shkruan lajmi.net.

Sipas Nova.rs, me përjashtim të Beogradit, protesta po mbahet në të gjithë vendin në 53 lokacione.

Bllokada po bëhet në shenjë proteste për miratimin e ligjit për shpronësimet dhe referendumin.

Pavarësisht se protesta ka përfunduar, disa protestues ende refuzojnë të largohen nga rrethrrotullimi i Sllavijës.


MË SHUME NGA Rajoni