68 viktima dhe rreth 2,800 raste të reja në Kroaci
Sharr Travel

68 viktima dhe rreth 2,800 raste të reja në Kroaci

Në 24 orët e fundit në Kroaci janë regjistruar 2796 raste të reja të infektimit me koronavirus dhe kanë vdekur 68 persona, njoftoi sot Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile.

Numri i rasteve aktive është gjithsej 29.478, prej tyre 2.381 pacientë në trajtim spitalor dhe 310 persona me aparate respiratore, transmeton agjencia Hina.

Që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, në Kroaci janë regjistruar gjithsej 631.037 persona, ndërsa si pasojë e infeksionit kanë vdekur 11.218.


MË SHUME NGA Rajoni