14:23 / 06.12.2021
Rivotimi për Dragashin, ky është numri i fletëvotimeve që ka arritur
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar deri më sot 137 pako të supozuara me fletëvotime, për përsëritjen e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Dragashit
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar për Express se ky proces ka filluar më 29 nëntor dhe do të zgjasë më së largu deri më 13 dhjetor.
Elezi tha se të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm 1 mijë e 90 votuesit jashtë Kosovës të komunës së Dragashit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.























