Ancelotti: Reali nuk duhet të ndalet kurrë
BKT
Sport

Ancelotti: Reali nuk duhet të ndalet kurrë

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid, para ndeshjes me Interin në Champions League vuri në pah se skuadra zikaltër është në formë të mirë.

"Interi po luan futboll të mirë, ata kanë marrë rezultate të mira këtë periudhë. Luajmë për vendin e parë në grupin D, në Bernabeu para tifozëve tanë.

Do jetë një ndeshje interesante. Derbi me Atleticon? Prioritet ka ndeshja me Interin fillimisht. Me Atleticon luajmë të dielën”.

“Kualiteti dhe shpirti i sakrificës janë shumë të rëndësishme dhe ne po i demonstrojmë. Kjo është arsyeja kryesore e ecurinë tonë të mirë”, shtoi Ancelotti.

“Nuk mund të them se jemi favoritë, por mund të them se mund të konkurrojmë me të gjithë të tjerët. Nëse dëshiron të fitosh Champions League, duhet të sfidosh më të mirët.

Te Reali funksionon kështu: nuk duhet të ndalesh, por duhet të mendosh gjithmonë për të fituar ndeshjen ose kompeticionin tjetër”.