Klubi i zhytjes “Trepça” i gatshëm për të intervenuar në rast të vërshimeve
BKT
   Komunat

Klubi i zhytjes “Trepça” i gatshëm për të intervenuar në rast të vërshimeve

Nga Klubi i zhytjes “Trepça” në Mitrovicë janë shprehur të gatshëm të intervenojnë në rast se vendi preket nga vërshimet.

Nga KZHTM-ja deklaruan se janë gjithmonë në shërbim të çdo qytetari, njofton Klankosova.tv.

“Qytetarë të dashur, jemi dëshmitarë të reshjeve të mëdha që priten këtë javën e fundit, reshje këto që mund të pasojnë me ndonjë vërshim eventual apo bllokim të banorve, sidomos të atyre në vendet rurale,” shkruante në një postim në Facebook të klubit.

Tutje u zotuan se janë të gatshëm 24 orë për të intervenuar dhe kërkuan nga çdo qyetar që ka nevojë të mos hezitojë dhe t’i kontaktojë.


MË SHUME NGA    Komunat