Nedim Bajrami udhëheq Empolin drejt fitores ndaj Udineses
BKT
Sport

Nedim Bajrami udhëheq Empolin drejt fitores ndaj Udineses

Futbollisti shqiptar, Nedim Bajrami ka shkëlqyer me Empolin në fitoren ndaj Udineses, në ndeshjen e fundit të xhiros së 16-të në Serie A.

Empoli shënoi fitore ndaj Udineses me rezultat 3:1, shkruan Gazeta Express.

Ai shënoi fillimisht golin në minutën e 59-të, duke e goditur topin drejt portës së boshatisur për 2:1.

Më vonë, në minutën e 78-tëm Bajrami asistoi për Pinamontin i cili realizoi golin e fundit të ndeshjes, transmeton GE.

Me këtë fitore, Empoli shkon në kuotën e 23 pikëve në vendin e 11-të, kurse Udinese gjendet e 14-ta me 16 pikë.