Chelsea arrin marrëveshje me hungarezin Attila Szalai
BKT
Sport

Chelsea arrin marrëveshje me hungarezin Attila Szalai

Chelsea ka kryer një përforcim në mbrojtje. Lëvizjen e “Bluve të Londrës” e zbulon Marco Rossi, trajneri i Hungarisë.

Kampionët në fuqi kanë arritur akordin me Fenerbahce në lidhje me Attila Szalai, 23-vjeçarin që numëron po kaq ndeshje me kombëtaren e tij. Në arkat e klubit nga Stambolli do të përfundojnë 20 milionë euro. “Szalai do të bashkohet me Chelsea në merkaton e janarit, transmeton SS.

“Mendoja se ai do të ishte më i përshtatshëm për ndonjë ekip në Spanjë, por blutë kanë bërë një hap përpara dhe kanë arritur akordin me Fenerbahcen”, deklaropi trajneri i Hungarisë Marco Rossi në një intervistë duke konfirmuar kalimin e mbrojtësit të përfaqësuese maxhare në Stamford Bridge. Mbetet për t’u parë nëse Chelsea do ta marrë menjëherë në ekipi Szalai apo do të lerë në huazim te Fenerbahce deri në fund të sezonit aktual.