Joao Felix kërkon largimin nga Atletico Madrid
BKT
Sport

Joao Felix kërkon largimin nga Atletico Madrid

Joao Felix është një nga transferimet më të shtrenjta dhe tek Atletico Madrid nuk është ngritur kurrë në lartësinë e investimit të bërë.

Këtë sezon portugezi 2-vjeçar nuk po merr hapësirat që dëshiron dhe normalisht kjo e ka zhgënjyer disi.

Vetëm tre ndeshje si titullar në LaLiga janë pak, edhe pse ka pasur edhe dëmtime që e kanë ndalur.

AS raporton se Joao Felix u ka kërkuar menaxherëve të tij t’i gjejnë një skuadër tjetër dhe të bindin Atleticon që të dëgjojë ofertat.