23:13 / 07.12.2021
Real Madrid mposht Interin
Real Madrid siguroi vendin e parë në Grupin D, mposhti 2-0 Interin.
Madrilenët realizuan golat përmes Kroos (17') dhe Asensios (79').
Megjithkëtë Inter mbetet nëpozitën e dytë në grup. Kjo bën të kalojë tutje.
Sherifi i Tiraspolit, që e kishte siguruar pjesëmarrjen në Europa League, barazoi 1-1 në fushën e Shakthar Donetskut.
Në Grupin C, ku gjithçka ishte përcaktuar, Ajaxi fitoi 4-2 përballë Sportingut të Lisbonës, duke e mbyllur fazën e grupeve me një ecuri perfekte prej gjashtë fitoresh radhazi. Edhe portugezët e kishin siguruar vendin e dytë. Borussia e Dortmundit fitoi 5-0 me Besiktasin, rezultat që vlejti për statistikë, sepse verdhezinjtë e kishin “blinduar” vendin e tretë që në ndeshjen paraardhëse.























