Hamza takon shefin e UN-Habitat-it, Omar Siddique
BKT
   Komunat

Hamza takon shefin e UN-Habitat-it, Omar Siddique

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në takim shefin e UN-Habitat-it në Kosovë, z. Omar Siddique, si dhe përfaqësueset e kësaj organizate, Zana Sokoli, si dhe Fjolla Caka.

Ky takim kishte karakter njoftues, me ç' rast Siddique ka përgëzuar kryetarin Hamza në marrje të detyrës për të udhëhequr me Komunën e Mitrovicës, si dhe ka ofruar mbështetjen e UN-Habitat-it në realizimin e projekteve komunale.

Ndërsa, kryetari Hamza, pasi falënderoj përfaqësuesit e UN-Habitat-it për vizitën e tyre, ka theksuar se është shumë i interesuar që Komuna e Mitrovicës të jetë përfituese e projekteve të kësaj organizate, ku së bashku me stafin e tij do të ofrojnë projekte serioze dhe do të sigurojë transparencë të plotë në realizimin e tyre.

Në fund të këtij takimi të dy palët u dakorduan që të këtë bashkëpunim profesional e korrekt në realizimin e projekteve gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët e Komunës së Mitrovicës.


MË SHUME NGA    Komunat