08:10 / 09.12.2021
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm. Paradite në pjesën lindore të vendit do të ketë periudha me diell. Ndërsa pasdite në pjesën perëndimore do të ketë reshje të shiut, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë, nga drejtimi juglindor.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -6 deri 0 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 6 deri 12 gradë celcius.























