168 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut
BKT
Rajoni dhe Bota

168 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veirut, njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.478 testime për coronavirus, 168 raste kanë rezultuar pozitiv, transmeton Telegrafi.

Prej rasteve të reja 110 janë në Shkup, 9 në Kavadar dhe Koçan, Manastir 5, Kumanovë, Prilep dhe Ohër 3, Strugë, Negotinë, Makedonski Brod dhe Dojran 2 dhe nga 1 në Tetovë, Gostivar, Strumicë, Kërçovë, Sveti Nikole, Resnjë, Berovë, Dellçevë, Bogdanci dhe Demir Hisar.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu ka pasur edhe 275 pacientë të shëruar dhe 4 pacientë humbën jetën.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 218.362 raste e COVID-19, ndërsa prej tyre ka pasur 204.960 shërime dhe 7.695 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 5.707 raste aktive.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota