5 523 raste të reja dhe 81 vdekje në Greqi
BKT
Rajoni dhe Bota

5 523 raste të reja dhe 81 vdekje në Greqi

Greqia konfirmoi 5 523 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, 2 prej tyre të identifikuar në pikat e hyrjes në vend, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Që nga fillimi i pandemisë, Greqia ka konfirmuar 989,814 infeksione me COVID-19. Gjatë 7 ditëve të fundit, nga 2 650 raste të konfirmuara, 90 prej tyre lidhen me udhëtime jashtë vendit.

Gjithashtu janë regjistruar 81 vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e tyre në 18 982. Prej tyre, 95.3 përqind kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose i përkisnin moshës 70 vjeç e lart.

Gjithsej 708 pacientë janë nën kujdesin intensiv në spitale. Mosha mesatare e tyre është 64 vjeç dhe 79.9 për qind kanë sëmundje shoqëruese dhe/ose i përkasin moshës 70 vjeç e lart. Nga totali, 571 (80.65 për qind) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 137 (19.35 për qind) janë plotësisht të vaksinuar./atsh


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota