Ballazhi: Çështja e ujit merr fund në pjesën e parë të mandatit
BKT
   Komunat

Ballazhi: Çështja e ujit merr fund në pjesën e parë të mandatit

Kryetari i ri i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka thënë se çështja e ujit të pijshëm në këtë komunë, do të marrë fund të pjesën e parë të mandatit të tij.

Në Klan Kosova, ai tha se uji i pijshëm është çështja me urgjente në planprogramin e tij.

“Ajo që është më urgjente është çështja e ujit të pijshëm që është në mungesë që disa vite në Han të Elezit. Është një projekt i cili veç është në vazhdimësi edhe pse ka disa probleme tani, por nuk do t’i ndaloj këto projekte që janë në gjysmë. Shtëpia e kulturës që është dashtë të përfundoj, por për shkak të pandemisë thuhet se ka mbetur në gjysmë, mirëpo dikur kah maji ose qershori do të jetë gati. S’do të ndalen projektet e kaluara”, tha Ballazhi.

Ai tha se do t’i mbështesë edhe kompanitë e ndryshme dhe gurbetqarët për të zhvilluar ekonominë dhe për të krijuar vende të lira punë në këtë komunë.

 


MË SHUME NGA    Komunat