14:20 / 10.12.2021
Protestojnë nxënësit e shkollës së muzikës “Prenk Jakova”, kërkojnë objekt
Nxënësit e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” kanë protestuar sot në sheshin “Skënderbeu”.
Përmes një performance muzikore, ata kanë sensibilizuar opinionin për kushtet në të cilat vazhdojnë të mbajnë mësim, e të cilat nuk plotësojnë standardet e një shkolle muzike. Kjo shkollë vazhdon të funksionojë pa objekt të vetin. /Zëri























