Mbyllen pjesët e para në ndeshjet e Premier Ligës, ja rezultatet
BKT
Sport

Mbyllen pjesët e para në ndeshjet e Premier Ligës, ja rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e Premier Ligës angleze që po zhvillohen nga ora 16:00, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara gola nuk ka vetëm në ndeshjen mes Liverpoolit dhe Aston Villas, ku rezultati qëndron i barabartë 0:0, përcjell KosovaPress.

Ndërsa, në takimin mes Chelseat dhe Leeds janë shënuar dy gola, ku rezultati momental është i barabartë 1:1.

Në anën tjetër, skuadra e Arsenal është në epërsi kundër Southampton, ku rezultati qëndron 2:0 në favor të “Topçinjëve”.

Rezultatet e pjesëve të para i gjeni më poshtë.

Arsenal 2 – 0 Southampton

Chelsea 1 – 1 Leeds United

Liverpool 0 – 0 Aston Villa