Gjithçka që duhet të dini rreth shortit të sotëm për Champions League
BKT
Sport

Gjithçka që duhet të dini rreth shortit të sotëm për Champions League

Sot me fillim nga ora 11:50, në Nyon do të hidhet shorti për 1/16 e Champions League.

Si funksionon shorti

Shorti përfshin 16 skuadra ku janë vendet e para në grup ( Ajax, Bayern Munich, Juventus, Lille, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Real Madrid).

Vendet e dyta të cilat janë Atletico Madrid, Benfica,Chelsea, Inter, PSG, Salzburg, Sporting dhe Villareal.

Do të ketë dy vazo ku njëra do të mbajë goglat me ekipet e vendeve të para dhe vazoja tjetër me golgat e ekipeve të vendeve të dyta në grup.

Skuadrat nga i njëjti grup ose nga e njëjta federatë kombëtare nuk mund të konkurrojnë me njëra tjetrën.

Fituesit e grupeve, pra vendet e para do të luajnë ndeshjen e tyre të parë në shtëpi dhe të dytën si mike.

Rregulli i golave si mysafirë është hequr, kështu që ndeshjet që në përballjen e dyfishtë mbeten të barabarta për numrin e golave të shënuar në shtëpi dhe si mysafir, do të shkojnë në kohë shtesë. Nëse rezultati është ende i barabartë pas 30 minutave shtesë, ndeshja do të shkojë në penallti.

Ndeshjet e para do të zhvillohen në datat 15/16/22/23 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 8/9/15/16 mars.