Në Maqedoni të Veriut mbi pesë mijë raste aktive me COVID-19
BKT
Rajoni dhe Bota

Në Maqedoni të Veriut mbi pesë mijë raste aktive me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut, janë regjistruar 82 raste të reja me COVID-19, nga gjithsej 1.211 testime, është raportuar për 8 persona të vdekur dhe 265 pacientë të shëruar.

Nga 82 raste të reja në Shkup janë 61, Kavadar – 9, Gjevgjeli – 4, Manastir dhe Veles- nga 2, Prilep, Ohër, Negotinë dhe Vallandovë – nga 1.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.503.941 teste për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoni të Veriut prej fillimit të epidemisë është 219.490, numri i pacientëve të shëruar është 206.211, i të vdekurve është 7.740, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.539.

Sipas analizave epidemiologjike për momentin, më shumë raste aktive ka në Shkup– 2714, vijon Manastiri me 457, Prilepi – 336, Kavadari– 251, Ohri – 222. Në qytetet e tjera ky numër është nën 200, ndërsa në Dibër për momentin nuk ka asnjë rast aktiv. Në Dibër madje rritet interesi për popullatën më të moshuar për imunizim me dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota