Ujësjellësi thotë se për të pasë shërbim cilësor duhet paguar faturat
KRU “Prishtina” ka thënë se qëllim kryesor e ka të ofrojë shërbime për furnizim stabil me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit. Por, se për ta kryer këtë, ujësjellësi thotë se kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit në vazhdimësi.
“Në mënyrë që t’ju ofrohet ky shërbim cilësor kërkohet nga ju që të përmbushni obligimin tuaj ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit”, thotë KRU “Prishtina” në një deklaratë për media.
Po ashtu, ujësjellësi i Prishtinës thotë se masat lehtësuese për t’iu shmangur procedurave përmbarimore përfshijnë sektorin e amvisërisë dhe bizneseve.
“Amvisërisa/Paguaj vetëm 10% të borxhit total, pjesën tjetër riprogramoje për 36 muaj. Bizneset/Paguaj vetëm 20% të borxhit total, pjesën tjetër riprogramoje për 24 muaj”.























