12:35 / 14.12.2021
`Është e manipuluar`, ja biseda e Hamilton me ekipin e tij gjatë garës
Belgu i Red Bull, Max Verstappen u shpall kampion bote në Formula 1, duke parakaluar britanikun, Lewis Hamilton vetëm në gjiron e fundit, në garën për Çmimin e Madh në Abu Dhabi.
Një garë që ishte e barabartë mes dy pilotëve, ku edhe fituesi i titullit kampion në Formula 1 do të vendosej pikërisht në përballjen e fundit mes tyre.
Britaniku humbi mundësinë kështu të kalonte rekordin e vendosur nga Michael Schumacher.
Në një video të postuar në rrjetet sociale është zbuluar edhe një bisedë mes Hamilton dhe ekipit të tij, teksa ky i fundit është dëgjuar të thotë se gara është e manipuluar, që ai të mos e fitojë dot titullin e tetë kampion.
“Kjo është manipuluar”, janë fjalët që dëgjohen teksa thotë piloti ekipit të tij.























