13:09 / 14.12.2021
Vizatimet e fëmijëve "Down Syndrome Kosova" pjesë e kalendarit
Ujësjellësi Rajonal në Mitrovicë, në bashkëpunim me DSK-në, kanë organizuar një aktivitet, ku nga fëmijët e Qendrës kanë kërkuar të bëjnë 12 vizatime me temën "Uji përmes syve të fëmijëve" dhe këto vizatime do të jenë pjesë e kalendarit të Vitit të Ri 2022.
Veç kësaj, ujësjellësi dhe stafi i tij do të blejnë kartolina të punuara nga fëmijët e DSK-së në Mitrovicë dhe me këtë, sado pak, do të kontribuojnë në përkrahjen e fëmijëve të kësaj qendre.
Ata kanë kërkuar që aktivitetit të blerjes së kartolinave, të punuara nga fëmijët me Sindromin Down, t'u bashkëngjiten edhe bizneset dhe institucionet tjera në Mitrovicë dhe me këtë të tregohet kujdesi dhe vëmendja për këtë pjesë të shoqërisë sonë.





























