Ndërpritet furnizimi me ngrohje nga “Termokos” në Prishtinë
BKT
   Komunat

Ndërpritet furnizimi me ngrohje nga “Termokos” në Prishtinë

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar se janë detyruar që ta ndërpresin furnizimin me ngrohje për të gjithë konsumatorët

Sipas Termokos, arsye për këtë është pamundësia për t’u furnizuar me avull nga KEK-u.…

Mënyrë natyrale për të rritur epshin tuaj në 30 sekonda

“NP “Termokos” Sh.A., njofton opinionin e gjerë, përkatësisht gjithë konsumatorët se për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, jemi detyruar që të ndërpresim furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e QKUK-së nëpërmes ngrohtores, që gjendet në hapësirat e kësaj qendre spitalore.

“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë deri në përmirësimin e situatës dhe rikthimit të furnizimit me ngrohje”, thuhet në njoftimin e Termokosit


MË SHUME NGA    Komunat