Dortmund bën detyrën
BKT
Sport

Dortmund bën detyrën

Në javën e 16-të të Bundesligës, Dortmund ka kaluar me sukses provën shtëpiake ndaj Greuther Furth.

Verdhezinjtë triumfuan me rezultatin 2-0, me golat që erdhën nga këmbët e të zakonshmit Erling Haaland. Në pjesën e parë, norvegjezi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në fraksionin e dytë, dyfishoi shifrat në minutën e 82 pas një asisti të Brandt.

Në fund, pati kohë edhepër një realizim të Malen. Pas këtij dygolëshi, Haaland ngjitet në kuotën e 13 realizimeve në kampionat (kryeson Lewandowski me 18 gola), ndërsa skuadra pozicionohet në vendin e dytë me 34 pikë, gjashtë më pak se kryesuesit e Bayern, transmeton SS.

Sakaq, Greuther Furth mbetet i fundit me katër pikë.