Ende s’është regjistruar asnjë rast me Omicron në Maqedoni të Veriut
BKT
Rajoni dhe Bota

Ende s’është regjistruar asnjë rast me Omicron në Maqedoni të Veriut

Lloji Omicorn i COVID-19 shpërndahet shpejt dhe momentalisht është i pranishëm në 77 vende. Në Maqedoninë e Veriut ende nuk është regjistruar lloj i ri, ndërsa gjendja me COVID-19 momentalisht është stabile, transmeton Telegrafi.

Deri më 14 dhjetor në Maqedoni të Veriut janë vaksinuar 838.987 qytetarë, ndërsa rivaksinime ka 810.990 dhe dozën e tretë e kanë pranuar 86.266 qytetarë. Gjithsej janë aplikuar 1.736.243 doza vaksinash.

“Përfshirja me vaksinim me dy doza për popullatën mbi 18 vjet është 48%, ndëresa 57% e qytetarëve mbi 40 vjet janë rivaksinuar. Të dhënat tregojnë se 22% e të vaksinuarve janë qytetarë mbi 60 vjet që kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, në Maqedoni të Veriut dje u regjistruan 326 raste të reja dhe 14 të tjerë humbën jetën. Numri i rasteve aktive mbetet 5.498, ndërsa Shkupi ka më së shumti me 2.647.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota