Zaev sot do të takohet me Ali Ahmetin në qeveri
BKT
Rajoni dhe Bota

Zaev sot do të takohet me Ali Ahmetin në qeveri

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot pasdite do të takohet me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. Këtë për AIM e kanë konfirmuar nga Qeveria, transmeton Telegrafi.

Prej atje thanë se ky takim është në kuadër të takimeve të kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të ri të LSDM-së Dimitar Kovaçevski, me partnerët e koalicionit qeveritar, me qëllim të konstituimit dhe shkëmbimit të mendimeve për programin e qeverisë së re.

Takimi vjen pas dorëheqjes së Zoran Zaevit nga pozita e kryetarit të LSDM-së dhe marrjes zyrtare të partisë nga ana e kryetarit të ri të LSDM-së, Kovaçevskit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota