Japonia i jep donacion Dragashit
Mitsunori Ogasawara, i Ngarkuar me Punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë vizitoi Prizrenin për dorëzimin e një buldozeri për Komunën e Dragashit.
Ky është kontigjenti i dytë i Programit të Zhvillimit Ekonomik dhe Social i nënshkruar në shkurt 2019 për shumën prej 250 milionë Jen japonez që është ekuivalent me 2.04 milionë euro. Ky program është ofruar për shënimin e 10 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Japoni-Kosovë.
Qëllimi i Programit është të forcojë kapacitetet e grumbullimit dhe menaxhimit të mbeturinave në katër komuna, Suharekë, Rahovec, Malishevë dhe Dragash me qëllim të përmirësimit të mjedisit jetësor të qytetarëve në rajonin e Prizrenit. Buldozeri, i cili u dorëzua sot do të përdoret në deponinë e Komunës së Dragashit për menaxhim të qëndrueshëm.























