Moti sot në Maqedoni të Veriut
BKT
Rajoni dhe Bota

Moti sot në Maqedoni të Veriut

Moti sot në Maqedoni të Veriut, do të jetë me vranësira të ndryshueshme, do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior, më e theksuar përgjatë Vardarit.

Në orët e pasdites dhe gjatë natës posaçërisht në pjesën veriore do të ketë reshje të përkohshme të dëborës.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 3 deri në 12 gradë.

Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, kryesisht me vranësira dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 8 gradë Celsius.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota