20:22 / 17.12.2021
Ambasadori i Hungarisë viziton Komunën e Prizrenit, uron Totajn për detyrën
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur në takim Ambasadorin e Hungarisë, në Kosovë, Jozsef Bencze, i shoqëruar nga konsullja Marta Horvath dhe konsulli i Nderit, Irfan Daullxhiu.
Sipas një njoftimi të komunës, në takim të parë me përfaqësuesit diplomatik të shtetit mik të Hungarisë u bisedua për mundësinë e iniciativave të reja të bashkëpunimit mes Prizrenit dhe qyteteve të Hungarisë, në fushën e ekonomisë, politikës, kulturës dhe arsimit.
Njëkohësisht Bencze shprehu urimet e përzemërta për zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës së Prizrenit.























