22:17 / 20.12.2021
62 të vdekur dhe 367 raste të reja me Covid-19 në Kroaci
Në 24 orët e fundit në Kroaci kanë vdekur 62 persona si pasojë e infektimit me COVID-19 dhe janë regjistruar 367 raste të reja të infektimit, njoftoi Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile.
Në Kroaci janë aktive 19.570 raste me koronavirus, raporton Hina.
Që nga 25 shkurti i vitit të kaluar, kur u regjistrua rasti i parë i infektimit në Kroaci, deri më sot janë infektuar 675.730 persona nga COVID-19, nga të cilët 12.043 kanë vdekur.
Në Kroaci janë vaksinuar 55.27 përqind e popullsisë së përgjithshme dhe 65.87 përqind e të rriturve.























