Open Ballkani si maskë e shtrirjes së pansllavizmit!
BKT
Rajoni dhe Bota

Open Ballkani si maskë e shtrirjes së pansllavizmit!

Takimi i radhës mes tre krerëve ballkanik si Rama, Vuçiq dhe Zajko në Tiranë për farsën e Open Ballkanit, nuk është nismë që i shërben shqiptarëve por veç maskës së pansllavizmit dhe shtrirjes së kësaj politike hegjemoniste mbi trojet shqiptare.

Fatkeqësisht, Shqipëria udhëhiqet nga një lider me origjinë arumune siç është Edvin batërdia, i cili po hap porta për çetnikët e Beogradit me pretekstin e fqinjësisë së mirë dhe domosdoshmërinë e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit me fqinjët pa çka se çetnikët e Beogradit nuk heqin dorë nga pretendimet teritoriale dhe grabitqare kundër Kosovës duke e ruajtur në kushtetutën e tyre tekstin që thotë se Kosova është pjesë e Serbisë.
Në emër të fqinjësisë dhe bashkëpunimit arumuni Edvin Ramu po lë në mes të katër rrugëve Kosovën, në vend që të kërkonte nga çetniku i Beogradit shlyerjen e atij pretendimi grabitqar ndaj Kosovës dhe njohjen e saj si kusht për nisma të tilla rajonale si Open Ballkani.

Por, kjo nuk është rruga që e i leverdis Edvin batërdisë, ai i do çetnikët në sofrën shqiptare pasi ta kenë vulosur veriun e Kosovës me një ‘Republika Spska’ do të ngrenë dolli për suksesin e parë ku si piksynim është dalja e lirë në Adriatik pa kontroll të shetit shqiptar dhe një dominim i tregut serb pa konkurencë mbi gjithë Shqipërinë.

Open Ballkani në të vërtetë nuk është Mini Shengeni por vendosjs e hegjemonisë pansllaviste nën maskën e Open Ballkanit të prezantuar para popujve të rajonit përmes misionarëve sllavë dhe një arumuni si një projekt europian që në fakt Procesi i Berlinit nuk e ka miratuar këtë nismë të propaganduar me aq popmpozitet nga tre liderët e përhënur.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota